Një takim suprprizë u bë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Në përfundimi të këtij takimi, ministri postoi në ‘’Twitter’’ lajmin e fundit.

Agjentët e SHBA-ve vijnë në Shqipëri në kuadër të mbështetjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin në luftën kundër krimit të organizuar. Nga ana tjetër, Xhafaj ka deklaruar pas takimit me ambasadorët se Ministrisë së Brendshme do t’i akordohet dhe një mbështetje financiare e teknike për strategjinë e re anti-krim të qeverisë.

Postimet e Fatmir Xhafajt:
“Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!
Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar”, shkruan Xhafaj.