Me vetfinancim dhe ndihmë nga fondet e  kompanive të ndryshme financohet protesta”Për Maqedoni të përbashkët”. Ata mohojnë se prapa protestës qëndron VMRO-DPMNE dhe se thirrja për pjesëmarrje është e hapur për të gjithë, shkruan slobodnaevropa, transmeton fol.mk

Iniciativa ”Për Maqedoni të përbashkët” tash më tre ditë rradhazi organizojnë protesta për ta ruajtur  unitetin e vendit.

Udhëheqësit e të ashtuquajturit katërt Ilinden janë: Bogdan Ilievski, Igor Durlovski, Aleksander Rusjakov, Boris Damovski dhe Elena Damovski Misirkova që në  konferencë për shtyp njoftuan për protestën dhe në çdo protestë ata janë të parët.

Në protestë u ndanë shalla kuq e verdhë, u sigurua automobil me autoparlant etj. E gjithë kjo kushton para, parashtrohet pyetja se si financohen?!

Ndërkaq Bogdan Ilievski njëri ndër organizatorët tha:”Me fondet tona edhe pse ata janë më të vogla në raport me atë që  kemi marrë nga njerëz të cilët ishin të interesuar për iniciativën tonë. Ka një shumëllojshmëri të individëve dhe kompanive që duan të ndihmojnë’./FOL