Në foto mund të shihni përqafimin e ngrohtë mes Ramiz Merkos dhe Zoran Gulicoskit, dyshes që për 8 vite udhëhoqën komunën e Strugës. Gulicoski ka qënë sekretar komune për mbi 20 vite dhe është konsideruar si maqedonasi i paprekshëm nga funksioni, por me ardhjen e Ziadin Selës në vitin 2013, i pari që fluturoi nga pozicioni ishte pikërisht Zoran Gulicoski. Për shumë kënd kjo ishte e pabesueshme, sepse deri atëherë askush nuk kishte guxuar ta kundërshtojë këtë person.

Pas Gulicoskit, Sela menjëherë e shkarkoi edhe Petko Kutanoskin, drejtorin e Ndërmarrjes së Higjienës, një nacionalist maqedonas që kërcënonte me nxjerrje nga puna shqiptarët dhe muslimanët që nuk votonin për Merkon apo edhe për VMRO-në.

Si[ duket edhe nga përqafimi në foto, këta persona famëkeq po përgatiten të vijnë në krye të komunës, por a do ta lejojnë struganët këtë gjë, do presim deri më 15 Tetor?!