Mbrëmë edhe zyrtarisht u bë hapja e shtabit të Aleancës për Shqiptarët , në Reçicë të Vogël, prej nga edhe vjen kandidati për Kryetar Komune z. Adnan Neziri.

Në një prezencë masovike nga aktivistët e shumtë të kesaj nëndege u bë prezentimi i këshilltarëve, dhe bartësit dhe kandidati për Kryetar nga rradhët e ASH.

Adnan Neziri pasi falenderua për prezencën e madhe te aktivistëve, dhe posacërisht të rinisë së Recicës së Vogël i cili tha se pikërisht kjo rini dhe rinia Tetovare në përgjithsi është edhe motivi i tij për tu kandiduar si Krytar i ardhshem per Tetovën. Ai poashtu foli edhe për një imperativ të domosdoshëm për banorët e nëndegës Recicë e Vogël sic është kerkesa e arsyeshme për një Shkollë fillore, qe sipas tij ky projekt ka qenë edhe premtimi i Teuta Arifit për banorët e kësaj lagjeje ti cilin aspak nuk e ka realizuar ngase ka munguar vullneti dhe përkushtimi serioz.

Shkolla fillore në Reçicë të Vogël, do të jetë ndër prioritetet e para si Kryetar i ardhshëm duke zgjedhur njëherë e përgjithmonë këtë problem esencial për banorët e Reçicës së Vogël, theksoi kandidati për Kryetar Komune nga Aleanca për Shqiptarët z.Adnan Neziri.