Subjektet politike të shqiptarëve në Maqedoni, përveç mungesës së strategjisë afatgjatë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni, edhe në sasi dhe cilësi të politikëbërjes po tregojnë rrënie të vazhdueshme.

1. Numri i ministrive që drejtojnë kuadrot e subjekteve politike të shqiptarëve, që nga viti 1991 deri më sot, sillen në numrat dhe ministritë gati të njëjta. 

2. Pozita e zëvendëskryeminstrave shqiptarë në Qeveri, pavarësisht si emërtohen ata, është më tepër se formale, meqë institucion Zëvendëskryministi nuk ekziston, ndërsa këto funksione janë të ngjashme me ministrat pa resorë (ministra pa ministri!). 

3. Është tepër qesharake nëse një drejtues Sekretariati, ose Agjencie në kuadër të Qeverisë, në vend se të quhet Drejtor i saj, të quhet Zëvendëskryeministër (pa asnjë kompetencë). Kjo është më tepër se tallje me shqiptarët!  

4. Ministritë e tipit të Ministrisë për Investime të Jashtme (jo imvestime të huaja!), janë në nivel të Agjencive, për aq më tepër kur dihet fushëveprimi i tyre. Si ka mundur gjithë atë vëllim pune ta drejtojë Agjencia për Privatizim (1993-2002) etj., e nuk mund t’i menaxhojë investimet e jashme një Agjenci për Investime të Jashtme?
5. Marrja e afër 70 mijë votave të shqiptarëve nga LSDM, me këtë edhe rënien e partive të shqiptarëve për 9 deputetë, e obligon këtë parti që nga radhët e saj të emërojë së paku dy ministra shqiptarë në qeverinë e ardhshme. 
Më poshtë janë paraqitur të dhënat, të cilat mund t’i shërbejnë secilit për informim, analizë dhe studime, për ta pasur sa më të qartë këtë çështje: 

Ministritë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë:

1. Ministria e Mbrojtjes

2. Ministria e Punëve të Brendshme 

3. Ministria e Shëndetësisë

4. Ministria e Punëve të Jashtme

5. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

6. Ministria e Financave

7. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

8. Ministria e Ekonomisë

9. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

10.  Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

11.  Ministria e Shëndetësisë 

12.  Ministria e Kulturës

13.  Ministria e Vetëqeverisjes Lokale 

14.  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

15.  Ministria e Shoqërisë Infomarmatike dhe Administrimit 

16.  + Ministria e Investimeve të Jashtme   
Ministritë në Qeverinë e mëparshme, të udhëhequra nga shqiptarët: 
1. Ministria e Punëve të Brendshme  

2. Ministria e Drejtësisë 

3. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

4. Ministria e Arsimit dhe Shkencës 

5. Ministria e Ekonomisë 

6. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale  

7. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor 
Ministritë në Qeverinë e ardhshme, që pritet të udhëhiqen nga shqiptarët (me minus 2 ministri të rëndësishme: Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Brendshme): 
1. Ministria e Drejtësisë 

2. Ministria e Ekonomisë

3. Ministria e Shëndetësisë

4. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

5. Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

6. + Ministria e Investimeve të Jashtme 
* Këto të dhëna mund të plotësohen dhe ndryshohen deri në formimin e Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë.

ABDULLA MEHMETI

(27.V.2017)