Rusia, mbështetëse e regjimit sirian të Bashar al-Assad, të mbajë përgjegjësi për sulmet kimike në Siri, deklaroi sot kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson.

“Edhe dje, më shumë se 20 civilë, pjesa më e madhe fëmijë, kanë qenë viktima të një sulmi të dyshuar me klor”, konfirmoi ai gjatë nënshkrimit të një partneriteti kundër armëve kimike.

“Kushdo qoftë autori i sulmeve, Rusia mban përgjegjësi për viktimat e Gutas Lindore në Siri”, theksoi ai duke kujtuar se kishte nënshkruar një marrëveshje me SHBA-në në vitin 2013 mbi shkatërrimin e arsenalit kimik sirian.

“Sulmet e fundit në Gutan Lindore kanë rritur frikën se regjimi i Bachar al-Assad mund të vazhdojë të përdorë armët kimike kundër popullit të tij”, shtoi kreu i diplomacisë amerikane.

Rex Tillerson kritikoi gjithashtu Moskën për bllokimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e rinovimit të mandatit të hetuesve ndërkombëtarë për përdorimin e armëve kimike në Siri. /kp/Telegrafi/