Rastin Monstra e përdori vetëm për fushatë. Deklaroi disa herë se njerëz të pafajshëm vuajnë burgun për këtë rast, por asnëherë nuk publikoi përgjimet.

Kështu kryetari i LSDM-së Zoran Zaev mashtroi shqiptarët duke marrë votat e tyre por duke mos realizuar asnjë premtim. Të gjitha shpresat e familjarëve ishin se nëse Zaev vjen në pushtet, të akuzuarit më në fund do të gjejnë drejtësinë dhe do të lirohen. Por tashmë Zaev as nuk e zë me gojë rastin Monstra, ndërsa as Prokuroria Speciale në këto 19 muaj nuk e mori në shqyrtim.

Për këtë situatë ka reaguar edhe njëri prej familjarëve, Bedri Ajdari, i cili ka shpërndarë një prej deklaratave të Zaevit për rastin Monstra, ku thotë se njerëz të pafajshëm vuajnë burgun. Ajdari e përkujton Zaevin se këta njerëz janë akoma në burg, edhe pse tashmë në pushtet është LSDM-ja.