Shkurti është muaj më misterioz i vitit, e të këtillë duhet të jenë edhe personat e lindur në të. Nga të gjithë muajt veçohet për atë se ka më së paku ditë, ndërsa e paralajmëron motin e bukur, përcjell Gazeta Metro.

Të lindurit e shkurtit janë të veçantë, numri më i madh i shkencëtarëve kanë lindur në shkurt.

Nëse e njihni një person të lindur në shkurt, atëherë do të keni vërejtur se ai është ndryshe nga të tjerët, i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë vetvetja.

 10 arsyet pse njerëzit e lindur në shkurt janë më të mirët

Janë të sinqertë

Personat e lindur në shkurt janë tepër të sinqertë. Nuk kanë frikë ta thonë të vërtetën pa marrë parasysh pasojat dhe situatat në të cilat gjenden. Do t’i theksojnë gabimet e miqve të tyre dhe do t’u ofrojnë kritikë konstruktive, kështu që vërtet mund të besoni në atë që thonë.

Janë origjinalë

Njerëzit e lindur në shkurt kanë dëshirë të mësojnë nga përvojat e tyre në vend që verbërisht t’i përcjellin trendet. Kënaqen në shkathtësi të reja, situatat e aktivitetet. Origjinaliteti i tyre mund të vërehet edhe në mënyrën se si vishen.

Janë misteriozë

Ndonjëherë është vështirë të kuptosh se çfarë fshehët në mendjen e personit të lindur në shkurt. Rreth vetes e vënë velin e misterit e me këtë bëhen edhe më tërheqës për njerëzit rreth tyre. Ndonjëherë i heshtin detajet për veten, por jo pse duan t’ju mashtrojnë, po për shkak se mendojnë se ajo pjesë nuk është aq interesante.

Dëshirojnë t’i zhvendosin kufijtë

Personat e lindur në shkurt dinë të mendojnë jashtë kornizave të dhëna dhe janë novatorë të mëdhenj në fushat e tyre të interesimit. Nuk është çudi pse shumë shkencëtarë të mëdhenj kanë lindur mu në muajin më të shkurtër të vitit.

Kënaqen në atë që bëjnë

Disave në top të parë do t’u duket se janë të ngadalshëm në kryerjen e punëve të tyre, por ata vetëm kënaqen në atë që bëjnë. Udhëhiqen nga logjika dhe kanë dëshirë t’i analizojnë veprimet e tyre.

Janë këmbëngulës

Që të jeni të suksesshëm në jetë nevojite të keni forcë të madhe të vullnetit. Këmbëngulësia është njëra prej karakteristikave të njerëzve të cilët kanë lindur në shkurt dhe atë e kanë me bollëk. Për shkak të forcës së vullnetit të tyre, të tjerët dinë të jenë  xhelozë ndaj tyre.

Janë të përkushtuar për familjen

Kërkoni partner i cili do të jetë i përkushtuar ndaj jush> Provojeni me personin e lindur në shkurt. Jo vetëm se u janë të përkushtuar partnerëve martesorë, por edhe anëtarëve të familjes.

Janë adhurues të kafshëve

Personat e lindur në shkurt janë adhurues të mëdhenj të kafshëve. Janë të mahnitur nga bota shtazore. Që në moshë të re kanë dëshirë të kenë manar shtëpiakë, sidomos qen. Shkojnë me kënaqësi në kopsht zoologjik apo në safari.

Kanë dëshirë t’u ndihmojnë të tjerëve

Personat e lindur në shkurt janë humanitarë. Kanë dëshirë t’u ndihmojnë të tjerëve dhe të luftojnë për të drejtat e atyre që u janë shkelur. Nuk janë koprracë dhe për shkak të bujarisë shumëkush ua ka zili.

Janë të qetë e misteriozë

Nuk kanë nevojë të jenë të zëshëm që të tjerët t’i vërejnë në shoqëri. Fëmijët e shkurtit janë të lumtur madje edhe kur janë të qetë e misteriozë.