Femrat nuk e pranojnë kurrë që mund të ndihen të frikësuara, se mund të mund të humbin të dashurin, të fejuarin, apo bashkëshortin e tyre.

Femrat nuk e pranojnë kurrë diçka që mund ta kenë thënë pa e menduar. Menjëherë kanë për ta mohuar se e kanë thënë.

Femrat nuk e pranojnë kurrë se ndonjëherë mund t’u ketë shkuar në mendje të kenë në krah një mashkull tjetër nga ai që kanë për të dashur, të fejuar, apo bashkëshort.

Femrat nuk e pranojnë kurrë se mund të kenë kontrolluar fshehurazi profilin e dikujt në rrjetet sociale, për të mësuar çdo gjë për ta dhe për jetën e tyre. Ato mund të kërkojnë edhe ndjekësit, apo faqet që dikush pëlqen, në mënyrë që të kuptojnë më shumë për përsonalitetin e dikujt dhe sërish të mos e pranojnë diçka të tillë.

Femrat nuk e pranojnë kurrë se u thonë gjithçka shoqeve të tyre të ngushta.

Femrat nuk e pranojnë kurrë se sa kohë u duhet realisht të bëhen gati, edhe pse meshkujt tashmë e dinë se ato vonohen dhe nuk u besojnë shumë kur ato u thonë se për sa kohë do të bëhen gati.

Femrat nuk e pranojnë kurrë se mund të jenë leshatore në trup. Madje bëjnë gjithçka, vetëm për të mos u dukur të tilla.

Femrat nuk e pranojnë kurrë përpara një mashkulli që takat janë të parehatshme, sidomos nëse ato i bëjnë të duken më bukur.

Femrat nuk e pranojnë kurrë se sa shpenzojnë për veshjet e tyre. Gjithmonë përpiqen të shtojnë çmimet e veshjeve që blejnë për t’u dukur më me stil.

Femrat nuk e pranojnë kurrë që interesohen shumë për paraqitjen e dikujt. Mundet që më vonë të bien në dashuri me karakterin, por në fillim të gjitha e marrin parasysh paraqitjen e një mashkulli, edhe pse nuk e pranojnë.