Ndonjëherë njerëzit toksikë vendosin maskën e miqve, ju hedhin hi syve dhe gjithçka ajo bëjnë është t’ju bëjnë të ndiheni keq dhe t’ju emetojnë energjinë negative. Psikologë e sociologë janë bërë bashkë për të grupuar të gjitha karakteristikat e njerëzve toksikë, që duhet t’i largoni sa më parë nga jeta juaj.
1. Ndjeni sikur u janë shteruar energjithë ! Ju mund të mos e kuptoni por njerëzit toksikë janë “vampirë energjie” dhe jo vetëm që ju thithin atë të mirën, por ju furnizojnë edhe me energji negative duke ju bërë të ndiheni të pafuqishëm, me nerva apo të mërzitur.
2. Ata përpiqen t’ju frikësojnë dhe nuk ju nxisin të merrni përsipër iniciativa që ju ndoshta keni dëshirë t’i ndërmerrni por thjesht keni nevojë për inkurajim.
3. Ata përpiqen t’ju kontrollojnë duke ju bërë të ndiheni në faj nëse nuk bëni diçka për ta.
“Ti je miku im, unë do e bëja këtë për ty, nuk do e bësh dhe ti”
4. Janë xhelozë për suksesin e të tjerëve!
Janë njerëz manipulues dhe xhelozë që përpiqen të kontrollojnë “shënjestrën” e tyre në një mënyrë të pashëndetshme. Njerëzit toksikë përdorin ‘kufijtë’ si një mjet kontrolli dhe pastaj luajnë rolin e viktimës kur “kufijtë” e tyre i kalon dikush apo nuk i respektojnë.
5. Ata nuk pranojnë një “JO” si përgjigjie.
6. Ata vazhdimisht e shohin veten si viktimë
7. Nuk respektojnë kufijtë e të tjerëve dhe duan të ndërhyjnë sepse nuk e pranojnë të mos kenë kontroll mbi gjithçka.
8. Interesi është themeli që qëndron në bazë të çdo marrëdhënieje që ata krijojnë ! Asnjëherë nuk do të pyesin për ju, deri në momentin që do t’jua kenë nevojën.
9. Ata do të bënin gjithçka vetëm për të qenë në krye. 10.Gjithashtu kanë tendencën që për jetën e tyre të mos flasin aspak, por nëse ju i pyesni për dikë tjetër ata do t’ju thonë gjithçka dinë.