Kultet janë një aspekt marramendës i qytetërimit. Ngrihet gjithnjë pyetja, si është e mundur që njerëzit të përfshihen në atë lloj çmendurie?
 
 
Akoma më e frikshme është kur kulti kthehet në vdekjeprurës. Si ka mundësi që një grup njerëzish arrijnë të kryejnë një vrasje? Edhe nëse njerëzit e duhur bashkohen së bashku, kjo gjë përsëri ndodh dhe është tmerruese.
 
 
10. Klani i vampirëve
 
Si shumë adoleshentë, 16-vjeçari Rod Ferrell ishte i fiksuar me subjektet e errëta, veçanërisht vampirët. Fiksimet e errëta të Ferrellit do të kishin pasoja tragjike. Në Florida, Ferrell takoi Heather Wendorf në shkollën e tij. Kjo e fundit u tërhoq nga Ferrelli dhe u mahnit nga ‘klani i vampirëve’ që ai kishte drejtuar në vendin e tij të lindjes, Kentucky. Të dy kryenin rituale, ku pinin gjakun e njëri-tjetrit. Natën e 25 nëntorit të vitit 1996, Ferrell dhe klani i tij i vampirëve, që përbëhej nga Scott Anderson dhe dy vajza adoleshente, udhëtuan me makinë drejt shtëpisë së Wendorfit. Ndërkohë që vajzat morën makinën, Ferrell dhe Anderson u futën në shtëpi. Ferrell rrëmbeu një levë dhe e goditi 49-vjeçarin Richard Wendorf për vdekje derisa ai flinte. Dy djemtë donin ta linin 54-vjeçaren Ruth pa e lënduar atë, por ajo hodhi kafe të nxehtë mbi adoleshentët. Kjo gjë e nervozoi Ferrellin dhe bëri që ta vriste edhe atë. Klani i vampirëve udhëtoi drejt Nju Orlinsit, por atyre po u mbaronin paratë. Kur një nga vajzat i telefonoi së ëmës për para, policia arriti t’i gjurmonte ata. Ferrellit iu dha dënim me burg të përjetshëm, ndërsa Heather Wendorf u shpall e pafajshme pasi nuk ishte në dijeni të qëllimit të Ferrellit.
 
 
9. Kulti i Satanizmit
 
Kulti “Fall Rivers”, që operonte në Masaçusets në fund të viteve 70, drejtohej nga 25-vjeçari Carl Drew. Drew përdorte Satanizmin për t’i trembur prostitutat që punonin për të. Ai pretendonte se ishte djali i Satanit dhe kërkonte që urdhrat e tij duhet të zbatoheshin. Grupi i tij përbëhej nga 10 anëtarë, të cilët ishin të lidhur me prostitucionin. Gjatë mbledhjeve të tyre, Drew fliste me një zë dhe gjuhë të ndryshme. Në fillim ritualet përfshinin seksin dhe drogën, por gjërat morën për keq kur Drew tha se duhet të kishte sakrifica njerëzore. E para që vdiq ishte prostitute 19-vjeçare Dona Levesque. Duart e saj u lidhën dhe koka iu përplas në shkëmb. Trupi i saj u hodh në oborrin e një shkolle të mesme lokale. E dyta që vdiq sipas kultit ishte Barbara Raposa në nëntor të vitit 1979. Viktima e tretë ishte 22-vjeçarja Karen Marsden, që u vra në shkurt të 1980-s. Marsden kishte qenë e pranishme në vrasjen e Levesque, e cila u tmerrua aq shumë sa që vendosi të shkoni në polici. Po të natë, koka e Marsden u përplas tek shkëmbi përpara se Drew t’i thyente qafën. Pas gjithë këtyre vrasjeve, këtij kulti i erdhi fundi. Dy anëtarë, përfshi edhe Carl Drew u dënuan me burgim të përjetshëm. Drew pretendonte se ishte i pafajshëm. Ndërsa vajza Robin Murphy dëshmoi kundër anëtarëve të kultit, por edhe vetë u dënua. Ajo u dënua edhe herë të tjera pasi shkeli dënimin me kusht që iu dha. Pas investigimesh të shumta, besohet se ajo ka qenë një ndër organizatoret e krimeve.
 
 
8. Kulti i karnavaleve
 
Në vitin 1991, William Anthony Ault po punonte për një udhëtim karnavalesh në Shtetet e Bashkuara. Bashkëpunëtoret e tij Jimmie Penick, Mark Goodwin dhe vëllezërit Keith dhe David Laweence ishin të përfshirë në kultin Satanik dhe Ault kërkonte të bashkohej. Kur kulti e refuzoi atë, Ault filloi t’u bënte shantazh. Sepse ishte në dijeni të vrasjes së një djali 18-vjeçar në Xhorxhia, nga Penick dhe Keith Lawrence. Megjithatë, kulti kishte një plan tjetër për t’i mbyllur gojën Ault-it. Më 25 shtator, 1991, pasi karnavalet u mbyllën, 5 burrat e kultit i kërkuan Ault-it që të shtrihej në një altar të improvizuar. Ata e lidhën atë. Keith bëri një lutje satanike përpara se Penick të merrte një thikë dhe ta priste Ault-in nga qafa deri tek stomaku. Më pas i prenë barkun dhe gjoksin duke bërë një kryq të madh. Policia ra në gjurmët e kultit shumë shpejt. Penick-ut iu dha një dënim me 60 vjet burg, Keith Lawrence me 20 vjet, ndërsa për David Lawrence dhe Goodwin dënimi ishte më i lehtë me 8 vjet. Kur u pyet për satanizmin Keith Lawrence tha se “ishte si droga, sa më shumë të marrësh, aq më shumë ke nevojë për të”.
 
 
7. Klani “Santa Muerte”
 
Santa Muerte, ose Shën Vdekja, është një shenjtor popullor i kulturës meksikane. Ajo është personifikim i vdekjes, dhe i ndihmon njerëzit në udhëtimin e tyre në jetën pas vdekjes. Ajo shpesh përshkruhet si një skelet me fustan, dhe përdoret për t’i kujtuar njerëzve vdekshmërinë. Por në provincën e Sonoras, gjërat morën rrjedhë tjetër. Çdo gjë nisi me zhdukjes e 10-vjeçarit Martin Rios në korrik të 2010-s, e ndjekur nga zhdukja e 10-vjeçarit Jesus Martinez në mars të 2011-s. Të dy fëmijët frekuentonin shtëpinë e stërgjyshesh së Jesus-it, Silvia Merez. Kur policia bëri një kontroll në shtëpinë e saj, zbuloi trupat e dy djemve të zhdukur, njëri ishte poshtë dyshemesë, kurse tjetrin e kishte varrosur në oborr. Ajo kishte djegur edhe trupin e një 55-vjeçareje. Të tre ishin vrarë nga kulti Santa Muerte, të kryesuar nga 44-vjeçarja Silvia Merez. Edhe tetë anëtarë të tjerë të kultit, u arrestuan nënë akuzën e vrasjes. Nga rrëfimet doli që vrasjet bëheshin natën nën dritën e qiririt.
 
 
6. Sekti Superior Universal
 
Duke filluar që nga 1989-a, në një qytezë të Brazilit, Altamira, djem të rinj filluan të zhdukeshin. Zhdukjet vazhduan edhe katër vitet e ardhshme, dhe llogariten deri në 19. Askush nga të humburit nuk ishte më i madh se 15 vjeç. Vetëm 6 trupa u gjetën. Ndërsa 5 fëmijë të tjerë kishin arritur t’ia mbathnin dhe iu drejtuan policisë. Asgjë nuk u bë deri në vitin 2003, kur policia ngriti akuza kundër sektit superior universal, të kryesuar nga një grua në mesin e të 70-ve të quajtur Valentina de Andrade. Anëtarë të tjerë të kultit ishin një doktor, një biznesmen i suksesshëm dhe një polic. Anëtarët e sektit kishin përdorur postin e tyre për të shmangur ndjekjen nga policia. Në fund ata u arrestuan të gjithë. Ajo që ishte më e habitshme, ishte lirimi i Valentina de Andrade nga akuzat e vrasjes. Kulti besonte se fëmijët e lindur pas vitit 1981 ishin të këqinj dhe duhet të asgjësoheshin. Ata gjithashtu besonin se botës do t’i vinte fundi, dhe se një anije kozmike do vinte t’i merrte nga një planet tjetër.
 
 
5. Jezusi i Zi
 
I lindur në Guinean e Re, Stephen Tari filloi studimet për t’u bërë një Ministër Luteran. Ai udhëtoi thellë nëpër malet e Guineas së Re, ku nisi besimin e tij personal fetar, duke e quajtur veten “Jezusi i Zi”. Kulti arriti deri në 6 mijë anëtarë, ku bënin pjesë edhe vajza të njohura me emrin “Vajzat e Luleve” dhe që ishin nën udhëheqjen e Tarit. Tari dhe anëtarët e tij u përfshinë në ceremoninë e 13-vjeçares Rita Herman, vajzë të cilën e ëma kishte vendosur ta bënte anëtare të kultit. Por gjatë ceremonisë, Tari e përdhunoi Ritën përpara se ta vriste atë. Gjithashtu u raportua se Tari dhe mamaja e vajzës kishin ngrënë mishin dhe kishin pirë gjakun e saj, pavarësisht se të dy mohuan ta kishin bërë këtë gjë. Në 2007-n një grup fshatarësh sulmuan fortesën e Tarit. Ata e rrahën Tarin dhe e dorëzuan në polici. Në 2013-n Tari së bashku me 49 të burgosur të tjerë, u arratis nga burgu. Në gusht të 2013-s, Tari vrau një vajzë 5 vjeçare dhe u përpoq të vriste një adoleshente ditën tjetër. Këtë herë fshatarët vendosën të merreshin vetë me Tarin. Më 29 gusht ata e sulmuan, e vranë dhe e groposën në një gropë të madhe në xhungël.
 
 
4. Adoleshentët satanikë rusë
 
Në mes të viteve 2000, në qytezën ruse Yaroslavi, një grup i shqetësuar të rinjsh, të kryesuar nga Nikoali Ogolobyak filloi të sakrifikonte disa kafshë të vogla te Satanai. Një nga anëtarët e kultit tha se pasi filloi të lutej te Satanai, jeta e tij ishte përmirësuar. Mbase kjo ishte arsyeja që ngjarjet rrodhën në atë mënyrë. Në qershor të 2008-s, kulti përbëhej nga tetë të rinj të moshës 17-19 vjeç, të cilët u thanë prindërve të tyre se do të shkonin në një festival muzikor. Gjatë dy netëve, kulti sulmoi katër të rinj të tjerë adoleshentë në një pyll në periferi të qytetit. Përpara se t’i sulmonin, ata i detyruan viktimat të pinin alkool. Nga hetimet e bëra doli se viktimat ishin therur 666 herë. Kulti gjithashtu kishte performuar akte kanibalizmi tek trupat e tyre. Trupat u zbuluan 2 muaj më vonë, dhe gjashtë anëtarë të kultit u dënuan nën akuzën e vrasjes. Ogolobyak mori dënimin më të madh, 20 vjet. Ndërsa një anëtar tjetër iu nënshtrua trajtimeve psikiatrike.
 
 
3. Ferma e Jeffery Lundgren
 
Jeffrey Lundgren në fillimet e tij ishte ministër i Kishës së Riorganizuar të Jezu Krishtit, një degë e madhe e organizatës që quheshin ‘Mormonë’. Lundgren u bë ministër laik i Kishës në vitin 1984, dhe karizma e tij bëri që të tërhiqte shumë ndjekës. Por zakonet e tij filluan të shqetësonin liderët e kishës. Për shembull, Lundgren pretendonte se kishte gjetur një mënyrë të re interpretimi të shkrimeve të shenjta. Zyrtarët u detyruan ta largonin Lundgren-in nga posti. Pasi humbi postin e tij, Lundgren së bashku me gruan dhe fëmijët u zhvendos në një fermë në Ohajo. Kulti i tij i ri numëronte 20 anëtarë dhe Lundgren u bë udhëheqësi absolut i mbretërisë së tij të vogël. Ndjekësit e tij ishin të detyruar t’i paguanin atij taksa dhe merrnin pjesë në trajnime të detyrueshme armësh. Në mënyrë që të ruante sundimin e tij, Lundgren përgjonte telefonatat e anëtarëve të kultit. Më pas ai detyronte gratë për akte seksuale dhe i bënte ata të kërcenin nudo ndërsa i shikonte e masturbohej. Një nga familjet që ndiqte kultin e Lundgren ishte Avery. Pasi vendosi që ta ftonte familjen Avery për darkë në fshat, Lundgren dhe një anëtar tjetër i quajtur Ron Luff vranë një nga një anëtarët e kësaj familjeje. Dy ditë pas vrasjes, kulti u largua nga ferma. Pasi u gjetën trupat, policia arrestoi Lundgren-in dhe 13 anëtarë të kultit. Lundgren u tha jurisë gjatë gjyqit se ai ishte profet i Zotit dhe jo i denjë për një dënim me vdekje. Por juria nuk u pajtua me këtë dhe e ekzekutoi me injeksion vdekjeprurës.
 
 
2. Vrasësit e Çikagos
 
Duke filluar që nga 23 maji i vitit 1983, një seri përdhunimesh dhe vrasjesh tronditën qytetin e Çikagos. Krimet nisën me zhdukjen e 28-vjeçares Linda Sutton. Ajo u gjet 10 ditë më vonë. E kishin përdhunuar, goditur me thikë për vdekje dhe i kishin hequr gjoksin e majtë. Kjo ishte e para e një serie prej 18 vrasje femrash. Në të gjitha rastet, vrasësi hiqte gjoksin e majtë të tyre. Krimet ishin kryer nga 4 djem të rinj që njiheshin si “Vrasësit e Çikagos”. Anëtarët e grupit ishin Edward Spreitzer, vëllezërit Andreë dhe Thomas Kokoraleis, të udhëhequr nga Robin Gecht. Katërshja lëvizte në qytet me furgonin e Robin dhe rrëmbenin gratë. Ata i çonin viktimat tek apartamenti i Gecht në mënyrë që t’i vrisnin ato në shenjë sakrifikimi. Në fillim ata përdhunonin viktimën. Të gjitha këto veprime bëheshin ndërsa Robin Gecht lexonte me zë të lartë Biblën Satanike. Por terrorit të tyre i erdhi fundi kur grupi rrëmbeu prostitutën Beverley Washington. Ata e përdhunuan atë, e goditën me thikë, i hoqën gjoksin e majtë përpara se ta hidhnin në shinat e trenit. Por çuditërisht Washington arriti të mbijetonte. Ajo u dha policëve një përshkrim të 4 djemve që e sulmuan atë. Tre anëtarë të kultit rrëfyen krimin e tyre, të gjithë përveç liderit të grupit. Si përfundim, Gecht nuk u akuzua për vrasje, por iu dhanë 120 vjet burgim për sulmin ndaj Beverley Washington. Anëtarëve të tjerë iu dha dënim me vdekje.
 
 
1. Fëmijët e Bubullimës
 
Vëllezërit Glenn ishin aktivë në kishë, dhe kishin përfunduar dy vjet punë misionare. Njëri nga vëllezërit, Taylor, kishte filluar të mos e pëlqente më jetën fetare. Ai u përjashtua nga kisha pasi përdorte alkool dhe drogë. Më pas vëllezërit takuan një vajzë të quajtur, Dawn Godman. Dawn filloi të takohej me vëllain e vogël Justin, edhe pse dukej se ajo ishte e dashuruar me Taylor-in. Pas një kohe të shkurtër, Taylor filloi të pretendonte se Zoti kishte folur me të. Taylor nisi një lëvizje fetare të re. Në mënyrë që të fitonte sa më shumë para për lëvizjen e tij, Taylor filloi të shiste drogë. Kur kjo punë nuk i shkoi siç duhej, vazhdoi të vidhte para. Duke qenë se Justin ishte agjent bursash, objektivat e vëllezërve ishin të shumtë. Por në mënyrë që të vidhnin para, ata kishin nevojë për spastrimin e tyre. Kështu pranverën e vitit 2000, Taylor filloi të dilte me 22-vjeçaren Selina Bishop, të cilës nuk i tregoi as emrin e vërtetë. Pasi vodhën një çek me 100 mijë dollarë tek familja Sineman, Dawn Godman, shkoi në një bankë, e maskuar me një kapele të madhe kaubojsh, së bashku me një karrige me rrota dhe u përpoq të depozitonte çekun me dollarët në një llogari që Taylor kishte hapur në emër të Selinës. Megjithatë banka filloi të dyshonte dhe Dawn u largua nga banka pa paratë dhe pa çekun. Pasi vëllezërit Glenn së bashku me Dawn vranë të moshuarit e familjes Sineman, filluan të luteshin mbi trupat e tyre. Viktima tjetër e kultit ishte Selina. Taylor e ftoi atë në shtëpi dhe e goditi me çekiç në kokë. Ata mblodhën organet e trupave të tre viktimave dhe i futën në çanta të ndryshme e pastaj i hodhën në lum. Pasi viktimat u raportuan të munguar, treshja u arrestua shumë shpejt. Godman dëshmoi kundër vëllezërve dhe Justin-it iu dha dënim i përjetshëm. Ndërsa Taylor-it iu dha dënim me vdekje. Në 2010-n Taylor u përpoq të kryente vetëvrasje duke ngulur lapsa dhe stilolapsa në sy, por thjesht mbeti i verbër nga ky veprim. Ai vari veten më 14 gusht 2013 në qeli me çarçafët e krevatit, në moshën 41-vjeçare. (“Tirana Observer”)
kult