Së fundmi është hapur një peticion i dedikuar për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me rastin e “Lagjes së Trimave”, ku të akuzuarit e kësaj ngjarjeje u dënuan me gjithsej 746 vite dhe 8 persona tjerë me burg të përjetshëm, njofton Zhurnal.

Peticioni ka për qëllim që nëpërmjet grumbullimit të 10mijë nënshkrimeve, ky rast të rihetohet nga ana e ndërkombëtarëve.

“Miq dhe dashamire,

Ky eshte nje peticion qe i drejtohet Gjykates Nderkombetare te Drejtesise lidhur me rastin e Kumanoves.

Peticioni kerkon nje rishikim te rastit nga ana nderkombetare dhe synon qe te grumbulloje 10.000 nenshkrime te cilat mund te perdoren per te kerkuar rishqyrtimin e lendes Mirepo nese tejkalohet kjo shume eshte edhe me mire. Ju lutemi ta ngrisni zerin tuaj. E tera qe kerkohet eshte ta nenshkruani peticionin duke vendosur email adresen tuaj, emrin, mbiemrin dhe vendin”, thuhet në apelin e Artmir Galicës, iniciatori i peticionit.

Peticionin mund ta nënshkruani në këtë LINK