Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.284 testime, ndërsa janë regjistruar 890 raste të reja me Covid-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.024pacientë të shëruar.

Si pasojë e infektimit me Covid-19 jetën e kanë humbur 35 persona.

Deri më tani në vend që nga fillimi i pandemisë janë bërë 681.272 testime.