Më se një mijë student të universitetit të Tetovës, kanë hedhur sot kapelat me rastin e manifestimit të absolventiadës së tyre.
Më lot në sy, përpara familjarëve dhe dashamirëve të tyre, ata sot u përshëndetën me profesorët e tyre, duke marrë mbi supe, sfida të reja si për punësim, po ashtu edhe për vazhdim të mëtejmë të jetës akademike. Këtë manifestim e ka përshëndetur edhe i pari i UT-së Rektori Vullnet Ameti. Mysafir nderi i këtij manifestimi, përveç përfaqësuesve të ambasadave të huaja në vend dhe pushtetit lokal, ishte edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili porositi studentët që të përkushtohen punës dhe jetës akademike.
Absolventët, por edhe të pranishmit tjerë në manifestimin e sotëm, në fund i kanë argëtuar dy artistët e njohur të vendit tonë, Elita Ziberi dhe profesori i muzikës, Selami Kolonja.