Është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe nuk përfaqëson ngjyrat e kombit të tij, por kur është fjala për patriotizëm, Xherdan Shaqiri e shfaq sa herë t’i jepet mundësia.
“Ylli” shqiptar që luan në kampionatin anglez me Stok Sitin nëpërmjet rrjetit social “Instagram” u ka uruar shqiptarëve 105 vjetorin e Pavarësisë.

Mesfushori i ka bashkangjitur urimit edhe një fotografi ku shihet duke valëvitur flamurin kuqezi, njësoj si Ismail Qemali para 105 vitesh.

Gëzuar 105 vjet Pavarësi Shqipëri”, shkruan Shaqiri.