11 të vdekur dhe 100 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
11 persona kanë ndërruar jetë brenda 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, të cilët tutje thonë se 100 raste të reja pozitive janë regjistruar brenda të së njëjtës përiudhë kohore dhe 551 persona të tjerë kanë rezultuar të shëruar.
Raporti i MSh-së së Maqedonisë së Veriut, bazohet në testimin e 764 mostrave në 24 orët e fundit në disa nga laboratorët shtetërorë dhe publikë.
Që nga paraqitja e koronavrusit të ri, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë të diagnostikuar 85,594 persona, prej tyre dy mijë e 592 e kanë humbur jetën, 66 mijë e 760 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 16 mijë e 242