Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, sot ka deklaruar se çmimi i rrymës nuk pritet të shtrenjtohet në periudhën e ardhshme, informon Zhurnal.
Ai në një prononcim për Mia-n, ka thënë se rryma do të ngelet me çmimin aktual e ajo është 38,8 euro për megavat orë.
“Për momentin nuk presim rritje të çmimit të energjisë elektrike. Elektranat e Maqedonisë kanë për obligim të sigurojnë nevojat e harxhuesve të vegjël dhe amvisërive dhe sipas çmimit vet ta përcaktojnë, sepse KRE tanimë nuk e përcakton çmimin e rrymës. Sipas informatave që i kemi, çmimi aktual i Elektranave është 38,8 euro për megavat orë. Fakt është se kemi ulje të prodhimit nga hidro kapacitetet në shtet e cila para se gjithash është përshkak hidrologjisë së keqe e cila në fund të vitit 2020 ishte jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon, e për këtë shkak kishte nevojë për importim të energjisë elektrike. Nëse Elektranat do të importojnë më tepër rrymë nuk mundet të ndryshojë çmimi për amvisëritë, këto harxhime mbulohen vetë nga Elektranat”, ka deklaruar Bislimoski.
Ndryshe sa i përket rrymës, më së shumti ankohen lagjet shqiptare të cilat ndodhë që për disa ditë me radhë të mos kenë rrymë.