moneySipas një ankete të bërë nga Forumi Ekonomik i Konkurrencës Globale, ka dalë se cilat janë 10 vendet më të sigurta në botë, në aspektin bankar.

Ky sondazh është bazuar një pyetjen se përgjithësisht si e shohin njerëzit qëndrueshmërinë  e këtyre institucioneve financiare.

Pra ky sondazh nuk bazohet në ndonjë objektivë ekonomike apo ndonjë matësi tjetër.

Vendet si Britania e Madhe dhe SHBA kanë dalë si jo shumë të besueshme, pasi britanikët renditen në pozitën e 89-të kurse amerikanët në atë të 49-të.

11. Republika Çeke, sektori bankar këtu është jo shumë i zakonshëm, pasi që janë huadhënësit e huaj ata që dominojnë, por vendasit nuk duket se e din se vendi i tyre pozicionohet kaq lart.

10. Zvicra: Njerëzit raportohet se kanë humbur besimin në bankat vendase. Kështu tradita bankare e këtij vendi është duke marrë teposhtëzen. Vitin që lam pas Banka Kombëtare e Zvicrës ka humbur 51 miliardë dollarë.

9. Sllovakia: Ashtu sikur në Republikën e Çekisë, janë grupet e huaja bankare që dominojnë në industrinë financiare, me 90%. Bankat italiane dhe austriake janë pjesëmarrësit më të mëdhenj.

8. Izraeli: Izraeli është vendi i cili nuk ka pasur krizë financiare që nga viti 1983, kështu ka pasuar një ndërhyrje e qeverisë më pas, pasi shteti mbetet ende një aksionar i madh i shumë bankave private.

7. Luksemburgu: Kjo nuk është befasi se pse ky vend pozicionohet kaq lart, pasi njihet si vend me traditë në sektorin bankar.

6. Kili: Sektori bankar kilian është nj shembull i mirë në aspektin e efekteve pozitive të krizës. Rritja ekonomike e vendit kishte kollapsuar në vitin 1982 me 13% rënie. Por ishin ligjet e reja të viteve 80-ta dhe 90-ta ndryshuan gjithçka, kështu që tash Kili ka njërin nga sektorët financiarë më të fortit në botë.

5. Norvegjia: Ky vend kishte pësuar një krizë bankare ne vitin 1991 ku kollapsuan dy nga katër huadhënësit më të mëdhenj. Por më pas qeveria ndërhyri dhe ndryshoi ligjet për të stabilizuar sektorin bankar.

4. Finlanda: Sektori bankar këtu është i bazuar në bankat e kursimeve e të cilat marrin pak risk. Guvernatori i Bankës Qendrore të këtij vendi, Erkki Liikanen ka propozuar së fundmi për ndarjen e investimeve bankare dhe aktivitetet tjera për marrjen e depozitave bankare nga huadhënësit evropian.

3. Australi: Një grup i vogël prej katër bankave të mëdha ndajnë shumicën e sektorit bankar në Australi, ndërkohë që bankat e huaja janë të rregulluara mirë, duke siguruar një sistem të sigurt.

2. Zelanda e Re: Në pozitën e dytë është sistemi bankar i Zelandës së Re, ku në të dominojnë një grup i pesë pjesëmarrësve të mëdhenj financiar. Kështu fitimet dhe rritja e pa konkurrencë ka bërë që ky sistem të lulëzojë.

1. Dhe në pozitën e parë është Kanadaja. Bankat e këtij vendi për kohë njihen si shumë stabile. Vendi ka pasur vetëm dy dështime të vogla në 100 vitet e fundit dhe nuk kishte rënie Depresionit të Madh të viteve  të 90-ta. (Klan Kosova).