Jozyrtarisht mësohet se në Maqedoninë e Veriut, sot, të enjten e 4 qershorit 2020, se numri i të infektuarve me Covid-19 sa vjen e rritet. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 120 raste të reja.

Informacione më të hollësishme rreth këtij numri të të infektuarve dhe se nga cilat qytete dhe komuna vijën të prekurit do të bëhen të ditura gjatë ditës.

Pikërisht rritja e vazhdueshëm ditëve të fundit të të prekurve ishte shkak që Komisioni për sëmundje infektive të propozojë dhe Qeveria të miratojë, rikthimin e orës policore që fillon sonte në ora 21:00.