Brenda 24 orëve janë bërë 1025 testime, ndërsa janë regjistruar 128 raste të reja me Covid -19.

Kanë ndërruar jetë 6 persona, katër pacientë nga Shkupi, një pacientë nga Kërçova dhe një Struga.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 137 pacientë të shëruar.

Deri më tani janë bërë 96194 testime për Covid-19. Sot nuk kishte testime në kuadër të skriningut.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 10213. Numri i të shëruarve ka arritur në 5564, numri i të vdekurve është 466, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4183. /SHENJA