Kështu Kemal Neziri i mbushë pikat e ushqimit për qentë endacak

Ka dy javë që prej kur “Happy Shelter” ka vendosur 16 pika ushqim në komunën e Çairit, të cilat në muajin e ramazanit do të shërbejnë për të ngopur barkun e qenve endacak.

“Kemi vendosur aty diku 16 pika ushqimi, por besojmë që brenda javës do të vendosim edhe tjëra”

“Ideja ka lindur pasi jemi veçanërisht në muajin e Ramazanit, e dimë se çfarë do të thotë të jesh i uritur. “Dhe ne përpiqemi të ushqejmë kafshët që janë, qofshin qen apo kafshë të tjera që janë rrugës, që të kenë të paktën një vend që të shkojnë dhe të ngopin barkun”

Përveç kujdesit për të strehuar dhe ushqyer mbi 58 qen ata u kanë vënë edhe emra

– “Për momentin janë 58 qen, të dielën fatmirësisht tre prej tyre shkojnë në shtëpinë që do kenë në të ardhmen”

– “Qeni më i ri që kemi marrë është Malla dhe Aloni, ja këtu është Aloni brenda, e shihni, ndërsa qeni më i vjetër është Bellko-ja, ne kemi dy vite që Bellcon e kemi në Shelter dhe ai ende nuk ka fatin të adaptohet.”