Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka paralajmëruar vazhdimin e punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur”.

Të dashur tetovarë,

Pas nisjes së punimeve të rikonstruimit të rrugës “Strasho Pinxhur“ dhe situatës së krijuar gjatë ditës së punimeve, vendosëm që përkohësisht t’i ndërpresim punimet në mënyrë që të sqarohet situata dhe më pas ky projekt të vazhdoj të realizohet në mënyrën më të mirë të mundëshme dhe gjithnjë në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë.

Gjatë konsultimeve dhe takimit me qytetarët si dhe pronarët e lokaleve të kësaj rruge, prezantuam dokumentacionin dhe lejet e nevojshme për realizimin e këtij projekti, ku u dakorduam që prej ditës së Martë, të vazhdojnë punimet dhe njëherë e përgjithmonë kjo rrugë të kompletohet me të gjitha standardet e nevojshme dhe të marrë pamje ashtu siç i takon qendrës sonë, çarshisë sonë”, njoftoi kreu i komunës së Tetovës.(INA)