Harpreet Kaur Hallaith, 18-vjeç e cila studionte në gjimnazin Wolverhampton, Angli, vdiq pasi nuk mori notën e dëshiruar në një nga provimet e saj.

Nxënësja kishte filluar të ndihej shumë në stres për periudhën e provimeve dhe kështu që e çoi në një vendim tragjik.

Asaj i duheshin tre dhjeta në lëndët ku mund të vazhdonte studimet e larta për histori ruse në Universitetin e Durhamit.
Ajo mbeti e zhgënjyer pasi mori vesh se kishte marrë vetëm një 10-të në Rusisht dhe dy 9-ta në Latinisht dhe Histori.

Në emailin që kishte marrë thuhej se ajo mund t’i vazhdonte studimet e larta në universitetin e dytë të zgjedhur atë të Edinburgh-ut.

Pasi kishte shkuar në shtëpi ajo kishte dalë e nuk ishte kthyer për ore të tëra, kështu që familja saj kishte lajmëruar policinë.
Ata e kishin gjetur orë më vonë të vdekur pasi ishte hedhur nga një urë.