Në Maqedoninë e Veriut momentalisht ka 606 raste aktive me coronavirus.

Deri tani janë regjistruar 1.494 të infektuar me Covid-19, ku 81 prej tyre kanë humbur jetën dhe 807 të tjerë janë shëruar.

Deri tani janë bërë 16.798 testime për Covid-19 dhe se është zvogëluar ora policore, por autoritet vendosën që të mbahen pajisjet mbrojtëse si maska apo shalli me qëllim që mbulohet hunda dhe goja për të parandaluar përhapjen e virusit. Për mosrespektim të këtyre rregullave pason dënim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se vendi ka zgjedhur modelin ideal për menaxhimin me pandeminë Covid-19.