Një kombinim i testimeve në masë dhe sistemit shëndetesor të mirëzhvilluar dhe gjithëpërfshirës ka bërë që Gjermania të ofrojë një model të mundshëm për të parë se si vendet e tjera mund të luftojnë COVID-19.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Gjermania harxhon 4.714.26 dollarë për person çdo vit në kujdesin shëndetësor dhe ka sasinë më të lartë të të shtretërve të kujdesit intensiv, me 621 shtretër për 100.000 njerëz.