Portali i njohur i futbollit, Goal.com ka zbuluar 20 lojtarët më të mirë të dhjetë viteve të fundit, me votat që kanë marra ata që nga viti 2008.  

Cristiano Ronaldo e ka fituar më së shumti herë çmimin ‘Goal 50’ në dhjetë edicione, që nga viti 2008 kur është mbajtur për herë të parë.

Ylli i Real Madridit e ka fituar pesë herë këtë çmim, duke lënë pas Lionel Messin që e ka fituar katër herë.

Por a është portugezi lojtari më i mirë në planet në 10 vitet e fundit?

Goal.com ka zbuluar votat e korrespodentëve të dhëna në 10 vitet e fundit nga 37 vende të botës.

Më së shumti vota ka marrë Lionel Messi, pastaj Cristiano Ronaldo.

Më poshtë e gjeni listën e 20 lojtarëve më të votuar në 10 vitet e fundit. /Telegrafi/

20.GONZALO HIGUAIN (138 VOTA)

19.PHILIPP LAHM (142 VOTA)

18.DANI ALVES (150 VOTA)

17.MANUEL NEUER (157 VOTA)

16.WAYNE ROONEY (160 VOTA)

15.GIANLUIGI BUFFON (162 VOTA)

14.SERGIO AGUERO (166 VOTA)

13.GARETH BALE (175 VOTA)

12.ARTURO VIDAL (176 VOTA)

11.ARJEN ROBBEN (177 VOTA)

10.THOMAS MULLER (199 VOTA)

9.ROBERT LEWANDOWSKI (205 VOTA)

8.SERGIO RAMOS (228 VOTA)

7.NEYMAR (231 VOTA)

6.XAVI (234 VOTA)

5.LUIS SUAREZ (262 VOTA)

4.ANDRES INIESTA (295 VOTA)

3.ZLATAN IBRAHIMOVIC (329 VOTA)

2.CRISTIANO RONALDO (485 VOTA)

1.LIONEL MESSI (488 VOTA)