Të mërkurën, 22 nëntori, do të shënohet Dita e alfabetit shqip dhe për këtë arsye kjo ditë do të jetë ditë jo-pune për komunitetin shqiptar në Republikën e Maqedonisë, njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell Fol.

Njëkohësisht, ministria ua uron Ditën e alfabetit shqip të gjithë qytetarëve pjesëtarë të komunitetit shqiptar. /Fol/