Gripi sezonal thuajse ka prekur në çdo shtëpi duke shtrirë në krevat ata që deri tani kanë qenë të dobët me imunitet.

Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni ka publikuar informacione të frikshme për mbi 20 mijë persona të prekur nga gripi sezonal.

Bëhet fjalë për periudhë një javore ku janë prekur më shumë se 20 mijë qytetarë.

Gripi tanimë mendohet se quhet A H3N3.

Ky lloj gripi manifestohet me të kollitura, me temperaturë të brendshme trupore dhe me dridhje të gjymtyrëve.

 

Mjekët apelojnë që të prekurit të veprojnë në fazën fillestare duke u kontrolluar nga mjekët amë dhe të marrin masa, me vaksinim./Telegrafi/