Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, nga 4 mijë e 811 teste të kryera janë regjistruar 1 mijë e 715 raste të reja me virusin korona. 882 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ( 1.715) janë regjistruar 240 persona të riinfektuar.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 2 mijë e 57 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 20 viktima. Ndërkaq, nga MSH-ja njoftojnë se 4 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 26.01.2021 – 01.02.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 274 mijë e 144 raste, prej të cilëve 251 mijë e 688, janë shëruar, kurse 8 mijë e 494 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 13 mijë e 962 raste aktive me koronavirus./TV21