Në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, fotografia e kësaj nëne të prek shpirtin.

Ajo, nga dhimbja dhe malli për djalin e saj, puthë fotografinë e të birit në pllakën përkujtimore, i cili u vra 21 vjet më parë në masakrën e Reçakut, e cila tronditi botën.

Ndryshe, më 15 janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.