Aktivistë të BDI-së, në fshatin Trapçindoll të Kërçovës, kanë kryer një akt të shëmtuar, me anë të një veprimi shumë të ulët janë munduar ta pengojnë takim në qytetarët që kryetari i ASH-së, Ziadin Sela është duke zhvilluar prej ditësh në fshatrat e Kërçovës. Takimi ishte paraparë të mbahej në objektin e shkollës së fshatit që është shkollë periferike e shkollës Sande Shterjoski. Siç mësojmë nga vendngjarja, nga një banorë i fshatit, që për arsye objektive nuk ia publikojmë emrin (i njohur për redaksinë), na tha se ndërprerja e rrymës është bërë me urdhër të drejtorit.
Pas intervenimit të organizatorëve të takimit, në objektin e shkollës u kthye rryma e cila ishte fikur qëllimshëm të siguresat kryesore elektrike nga ku edhe e kishin fshehur çelësin.
Ngjarjet e tilla si duket, shumë herët, ende pa filluar zyrtarisht fushata kanë filluar të aplikohen ndaj kundërshtarëve politik, veçanërisht ndaj Ziadin Selës i cili shihet si pretendent për të fituar zgjedhjet e 12 prillit. kjo pra është edhe një dëshmi se BDI- në, e ka kapluar frika e humbjes në zgjedhje, prandaj edhe veprimet e tyre tregojnë trishtim të skajshëm për atë që do i gjej me 12 prill./fol.mk