qenan aliu

 

Nga Qenan Aliu

Miq të dashur,

8 Shtatori shënon 25 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë. Njëkohësisht këto janë 25 vite të varësisë së shtetit në shumë dimensione. Maqedonia këto dy dekada e gjysëm akoma nuk ariti të konsolidojë demokracinë e mirëfilltë, dhe të strukturohet me mekanizmat e plotë të shtetit me sundim të së drejtës. Nuk ariti të sendërtojë institucione me kapacitete të plota për zbatimin e ligjeve të vendit. Ekonomia e vendit edhe pas transicionit ende nuk ka gjetur ngritjen e nevojshme për mirëqenien e qytetarëve të të këtij vendi. Shteti është zhytur në borxh të jashtëm publik me shumë gallopante visavi bruto prodhimit vendorë. Truri, dhe të rinjtë nga ky vendë me të madhe janë larguar për shkaqe të papunësisë dhe gjetjes së perspektivës së tyre dhe familjeve të tyre në vendet e BE-së. Shkalla e varfërisë dhe kriza sociale në këtë përvjetorë Maqedoninë e gjeti të ranguar sipas institucioneve relevante ndërkombëtare si vendë me shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë. Në vazhdimësi këto vite, shteti nuk pati kapacitet të tejkalojë asnjë krizë të natyrave të ndryshme pa ndihmën dhe ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë në forma të ndryshme. Nuk u zgjodhë kontesti lidhur me emrin me fqiun jugorë, dhe akoma shqiptarët si komunitet i dytë nuk ariti të gjejë barazinë dhe statusin juridiko-politik të merituar. Integrimet për BE dhe NATO kanë ngecur në vendë, bile vendi rezikon të humbë edhe statusin kandidatë për në Bashkimin Evpropian. Ky përvjetorë Maqedoninë e gjeti në krizën më të thellë politike dhe institucionale, falë sundimit kriminal të koalicionit qeveritarë Vmro-Bdi në dekadën e fundit. Sipas teorive shkencore politike, shteti aktualisht vlerësohet juridikisht dhe politikisht i dështuar, zgjidhja për këndellje ka filluar me Marëveshjen e Përzhinës. Maqedonia është në momentumin ose të ridefinimit të sistemit tani më të kollabuar nga krimi dhe shpërdorimi, ose në fillimin e zhbërjes së shtetit. E gjithë kjo të shtynë të mendosh se 25 vjetë të Pavarsësisë janë edhe vite të Varësisë në shumë dimensione ! 

© fol.mk