Nikolla Todorov tha se më 27 prill kishte seancë të rregullt dhe se asnjëherë nuk e kishte menduar se atë ditë mund të dal situata nga kontrolli. Ai tha se pas momentit të zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit ka dal nga salla ndërsa pastaj ka dëgjuar zhurmë të madhe dhe kur është kthyer ka parë një grup të madhe të njerëzve brenda në Kuvend. Ai tha se ka tentuar disa herë të futet në sallë por sigurimi e kanë larguar. Ai pastaj tha se ka kuptuar se Sela është më i lënduar dhe vend ndodhjen e tij dhe kërkoi ndihmë nga Çavkov që të organizohet aksion për transportimin e Selës në spital. Ai tha se Çavkov ka dërguar dy grupe speciale të policëve të cilët kanë shpëtuar Selën. Ai tha se mënyra e vetme për ti larguar nga Kuvendi ishte maskimi i Selës si polic ndërsa i Radmilla Sheqerinskës si mjeke.

Seanca e sotme gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit filloi me dëshminë e dëshmitarit Nikolla Todorov i cili po merret në pyetje nga prokurorja Villma Ruskoska. Ai u betua para gjyqit se do te flas të vërtetën. Përvec Dimitrov do të dëshmojnë edhe kryeministri Zoran Zaev, ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe Vejsel Memedi. Kryeministri u paraqit me vonesë në gjykatë për shkak të obligimeve që kishte.

Ndryshe, në bankën e të akuzuarve për ngjarjet e 27-prillit duhet të ulen: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Bedmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spasevski, Vllatko Trajkov, Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.