Edhe pse pikat e sinjalit janë të mbushura në iPhone, nganjëherë nuk mund të bëni thirrje dhe as të dërgoni mesazh. Kështu, nëse keni një iPhone, ekziston një truk i vogël i cili ju mundëson të shikoni fuqinë e vërtetë të sinjalit tuaj.
Siç e dini, pikat në ekranin e iPhone përfaqësojnë sinjalin, jo fuqinë e tij. Kjo do të thotë se edhe nëse të gjitha pikat e sinjalit janë të mbushura, ju prapë mund të keni problem me valët.
Nëse dëshironi të shihni sinjalin e vërtetë, përcillni këta hapa që Tech Insider i ka treguar:
1. Hyni në fushën e testimit
Për ta bërë këtë thirrni 3001#12345# duke shtypur butonin e thirrjes.
Celulari do të hyjë në fushën e testimit dhe sinjali do të ndryshohet në numra.
2. Mbajeni shtypur butonin e mbylljes derisa të shfaqet opsioni për ta fikur atë.
3. Shtypeni dhe mbajeni butonin “home” për rreth gjashtë sekonda. Celulari do të shfaqë ekranin kryesor dhe fuqia e sinjalit do të shihet me numra.
4. Shikojeni fuqinë e sinjalit
Ju do të shihni disa numra negativ për fuqinë e sinjalit. Sa më afër zeros që është fuqia e sinjalit, aq më i mirë është ai.
Çdo numër nga 0 deri në -80 konsiderohet sinjal i mirë, përderisa -100 dhe -120 konsiderohet sinjal i dobët.
Nëse dëshironi ta çaktivizoni këtë… Thjeshtë thirreni numrin përsëri!