Rreth 30 milionë euro vlerësohet dëmi fillestar që ish udhëheqësia e Ministrisë së Brendshme, e udhëhequr nga Gordana Jankullovska, tani të akuzuar në disa raste nga Prokuroria Speciale, për nëntë vjet, me anë të faturave në denarë dhe vulatave të huaja dhe kasave të Ministrisë së Brendshme dhe DBK-së ia kanë shkaktuar Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Shifra e saktë do të dihet pasi revizorët shtetërorë do të kryejnë kontrollë në dhomën e madhe të MPB-në të mbushur plotë me llogari, mëson Sudstvo.mk.

Në grumbujt e letrave, revizorët do të duhet të gjejnë se sa para po shkonin nëpër mijëra fatura fiskale, për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë vendit, sa janë ndarë të holla për seminare dhe trajnime, dhe para të thata të harxhuara dhe të justifikuara vetëm me shkrim si “Dreka zyrtare me bashkëpunëtorë” dhe “shpenzime të bashkëpunëtorit” dhe të ngjashme.