Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se në 245 orët e fundit janë kryer 1 192 teste të dyshuara për Kovid dhe prej tyre 193 raste kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën me virusin edhe 34 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 1 014 persona. Deri tani në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 670 333 testime për Kovid dhe prej tyre 142 034 persona janë prekur nga virusi. Prej tyre 117 794 e kanë fituar betejën me virusin, ndërsa 4 262 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive në vend me virusin është 19 978.