Një trajner personal, Jonathan Ross, para se të tregojë se cilat janë gabimet që nuk lejojnë të ushqehesh shëndetshëm, e nis me një frazë të thjeshtë: “Një vakt i keq nuk e transformon dot trupin, ashtu si edhe një vakt i mirë nuk jep rezultate të menjëhershme. Trupi ndërton rutinën e vet dhe mësohet me të.” Por cilat janë, sipas tij, gabimet që nuk të lënë të kesh një mënyrë të shëndetshme të ushqyeri? Jonathan tregon gabimet – ato që nuk duhet t’i bësh më KURRË!

Pijet kalorike: e ke dëgjuar edhe më parë, por lëngjet me gaz dhe të gjitha ato që blen në dyqan janë një pengesë e madhe për një dietë të shëndetshme. Ato nuk përmbajnë lëng natyror nga fruta dhe, në thelb, janë asgjë, shton Ross. Përjashtim, sipas tij, janë të gjitha smoothie-t e shëndetshme. Në etiketa kontrollo gjithmonë për përmbajtjen e fibrave, proteinave dhe yndyrave

Braktisja e vakteve: nëse do që trupi të ndryshojë sipas një diete të shëndetshme, çelësi është të ushqyerit. Jonathan thotë se “kjo është mënyra më e mirë për të humbur kilogramët e tepërt dhe për të mbajtur trupin në formë. Po ashtu, ai këshillon të hash “ushqim të vërtetë” — aq më mirë nëse e di se nga vjen dhe ku prodhohet. Ha 4 deri në 6 vakte të vogla në ditë dhe sigurohu që proteinat janë elementi që duhet të jetë i pranishëm në çdo ushqim.

Ha ushqime të skuqura: Jonathan thotë se rastet e rralla nuk përbëjnë problem, po ushqimet e skuqura është mirë që t’i shmangësh pothuajse gjithmonë, sepse “janë shkatërruese për trupin.” E keqja më e madhe është se ato gjenden gjithandej (dhe të lira) – fakt që i bën të vështira për t’i shmangur. Të mos shtojmë pastaj që shumica e tyre përmbajnë sasi të mëdha yndyrash – fakte të mjaftueshme që duhet të të trembin.

Ha ëmbëlsira dhe fruta të thata në darkë: vetë Jonathan tregon se është fans i drithërave, por ai këshillon që frutat e thata duhen shmangur në darkë, së bashku me sheqernat e tjera. Jonathan beson se mëngjesi duhet të jetë vakti më i mirë i ditës dhe gradualisht duke e ulur ritmin deri në mbrëmje. Frutat e thata apo sheqernat e ndryshme kanë shumë kalori – të panevojshme për natën, sepse trupi nuk djeg, por bie në qetësi.