Shalke ka rifilluar në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin në Bundesligë, ku në katër ndeshjet e para nuk ka marrë asnjë pikë të vetme, duke u mposhtur në të gjitha rastet.

Madje, nëse rikujtojmë edhe ndeshjet para pandemisë në 8 takime është arritur vetëm një barazim dhe shtatë humbje.

Me sa duket, stoli i David Vagnerit ka nisur të lëkundet fort dhe sipas “SportBild”, drejtuesit e Shalkes kanë ndërmend të bëjnë një rikthim të bujshëm në Gelsenkirshen, Raul Gonzales Blankon.

Ish sulmuesi që pas 16 sezonesh të lavdishme me fanellën e Real Madridit, në vitin 2010 kaloi te Shalke ku u aktivizua për dy kampionate.

Ndërkohë, Raul, legjendë e futbollit spanjoll, sot drejton ekipin B të Real Madridit. Nëse bie kjo pistë, alternativat janë Ralf Hazehutl i Sauthemptonit dhe Roger Shmid i PSV-së.