Katër persona janë arrestuar javën e kaluar në Francë, pasi dyshohet se po organizonin sulme terroriste.
Të rinjtë e moshave 16 – 21 vjec u arrestuan në zonën Montpellier në Francë.
Autoritetet franceze kanë zbuluar fakte që tregojnë se ata po planifikonin sulm terrorist.
“Do të sulmojmë Kullën Eiffel, Place de la Comedie në Moontpellier, ose një diskotekë”- shkruhej në kompjuterat e tyre.
Ata janë transferuar në burgun antiterror në afërsi të Parisit.