Ky është momenti shokues kur shpërthen një përleshje në mes të më shumë se 100 personave në lokalin Wtherspoon, duke e lënë një burrë me lëndime në kokë.

Dhjetëra burra u filmuan duke rrahur njëri-tjetrin në The Albany Palace në Trowbridge, Wiltshire, natën e së shtunës teksa muzika dëgjohet në prapavijë.

Sherri ka nisur në mes të dy burrave dhe dy femrave, por më pas janë përfshirë rreth 100 persona. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri masiv.

Videoja është filmuar nga 21 vjeçari Tommy Arkle i cili ka thënë për mediat ndërkombëtare se si pasojë e këtij konflikti miku i tij ka pësuar lëndime të shumta.

Sipas policisë në këtë rrahje janë përfshirë rreth 100 burra dhe disa gra dhe se dyshemeja ishte larë në gjak.