Në rubrikën e përjavshme në profilin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për ligjin e importit të mbetjeve të riciklueshme, duke dhënë edhe një herë argumente që pse ky ligj nuk duhet të kontestohet.

“Jemi shumë të vendosur që të pastrojmë Shqipërinë edhe nga plehrat, nga mbetej dhe nga kulturave e viteve për mosrespektimin për mjedisin e përbashkët që mbetet padyshim një nga projektet tona më të mëdha.  Legjislacioni i ri e ka të qartë e zeza mbi të bardhë që hap padyshim një kapitull të ri për Shqipërinë e gjelbër të gjeneratës tjetër.  Importi i mbetjeve nga jashtë është rreptësishtë i ndalur sepse në ligjin e ri është shkruar ajo çfarë nuk ishte shkruar në ligjin e vjetër. Në Shqipëri ndalohet djegia apo groposja e mbetjeve të importuara. Së dyti legjislacioni ri shpëton industrinë e riciklimit nga një falimentim që do të ishte katastrofike jo vetëm për ekonominë dhe familjet që ushqehen me këtë industri”, ka thënë Rama. Ndër të tjera, ai shpjegoi se “ndryshe nga legjislacioni i mëparshëm ligji nuk e lejon dhënien e licencës për importin e mbetjeve të letrës, plastikës, drurit apo aludimit nëse importuesi nuk ka fabrikë”, tha Rama.