Limonët janë agjentë të vërtetë pastrimi për shtëpinë pasi kanë PH të ulët. Gjithashtu ata janë antibakterial, kanë aromë të mirë dhe mbi të gjitha nuk prishin mobiliet apo elektro-shtëpiaket.

1- Përzieni limonin me kripë, është mënyrë shumë e mirë për të pastruar sipërfaqet shumë të pista.

2- Holloni lëngun e limonit për të eliminuar shenjat por edhe bakteret nga mobiliet dhe elektro-shtëpiaket duke qenë se limoni është antibakterial.

3- Lagni me lëng limoni mbajtëset e ushqimeve për të eliminuar aromat e këqija.

4- Vendosni lëng limoni në një enë me ujë për 30 minuta dhe lëreni në mikrovalë. Do ju ndihmojë shumë të pastroni yndyrën për pak minuta dhe të aromatizojë mikrovalën gjithashtu.

5- Nëse frigoriferi mban erë për shkak të ushqimeve lini ½ limon për 2-3 javë. Gjithashtu lëngu I limonit ndihmon për pastrimin e duarve nga aromat e këqija por edhe nga aroma e peshkut.