Nëse ka diçka që kam mësuar këto vite si beauty vlogger, është se ka pothuajse gjithmonë më shume se një mënyrë për të përdorur nje produkt makeup-i. Sigurisht , ka disa përjashtime , por shumica e produkteve të makeup-it mund të përdoret për të pakten dy qëllime! Në vitet e fundit shumë kompani bukurie kanë filluar të prodhojnë produkte multifunksionale të cilat me shumë mundësi mund t’i zotëroni pa e kuptuar.

1. Nuk do keni më të njëjtin mendim për Balm-in e buzëve !
Me siguri zoteroni nje tub balmi buzesh i cili ndodhet aty në fund të çantës . A e dinit se mund ta perdorni jo vetem për buzët ? Për t’i dhënë fytyrës një shkëlqim të shëndetshëm , mund të aplikoni me gisht shumë pak nga balmi I buzëve tuaja në kocken e mollëzave . Do të krijojë të njëjtin efekt si ndriçuesi ! Mund të aplikoni me gisht dhe pak balm ne kapakun e syrit tuaj për të realizuar look-un më të famshëm të momentit “ Glossy Eyelids”

2. Dyshja “ Buze + Mollëza”
Kjo dyshe është shumë e famshme dhe është një truk të cilin e përdor disa herë gjatë javës. Ka shume produkte ne treg te cilat jane prodhuar pikerisht per kete arsye . Përdorni gishtin e unazës për të aplikuar buzekuqin tuaj ( likuid ose krem ) në majat e mollëzave. Aplikimi me gishtin e unazës bën që të mos ushtroni shumë presion në mollëza, për të krijuar një efekt natyral. Këtë truk mund ta realizoni gjithashtu duke përdorur produktet për qëllimet e kundërta, pra , blushin tuaj pudër , mund ta miksoni me pak balm buzesh dhe ta aplikoni si buzëkuq.

Opsioni i dyte i coverit

3. Nga fytyra ne sy .
Vë bast se këtë truk e keni përdorur të gjithë, por është aq fantastik sa nuk mund të rrija pa e përmendur !
Mendoni se nuk mund të krijoni dot nje look të denjë pa highlighter , bronzer apo blush ? MENDOJENI PRAPE !
Te gjitha këto produkte mund t’i gjeni të përshtatura në tone sysh, mjafton të gjeni ngjyrat tuaja perfekte ( artikulli i së hënës do t’ju ndihmoje ) Sigurisht dhe në këtë truk mund të përdorni të kundërtat ! Nje highlighter do të qëndronte në mënyrë perfekte si një ton sysh.

4. Çdo gjë për vetullat !
Eyelineri mund të jetë gjëja e fundit që mund të keni menduar për vetullat, por në ditët kur duhet të nxitoni , funksionon ! Provojeni me një furçe felt tip ose me pomade ( sigurisht duke iu përshtatur ngjyrës së vetullave tuaja ). Thjesht, mos e teproni!

Truku i flokeve

5.Mat
Jam nje fanse shumë e madhe e pudrave transparente , por e dinit se mund ta përdorni për të bërë mat buzekuqin tuaj? Aplikojeni me një furçë ose me gisht pasi të keni aplikuar buzekuqin tuaj dhe ja tek e keni, një buzekuq i ri mat ! Për ta mbyllur, mënyra më gjeniale për të përdorur pudren tuaj transparente është si shampo e thatë ! Përthith vajrat e tepërt të lëkurës tuaj, siç vepron në fytyrë .
Lexohemi te henen !