Pavaresisht muajve, besoj se të gjitha jemi dakord kur thuhet se në sezonin e dimrit, lëkura jonë ka tendenca të thahet më shumë se ne sezonet e tjera. Këto janë disa mënyra se si unë po i mbijetoj dimrit !

1. Konsumo sa me shume ujë
Ky është hapi më i rëndësishëm që mund të bëni. Nuk ka rendësi çfarë hidratanti po përdorni, pa ujë, lëkura juaj nuk do të ketë atë shkëlqimin dhe rinine që uji ofron. Unë personalisht e kam pak të vështirë të kujtohem për të pire ujë, por kam gjetur një zgjidhje; Marr nje shishe shume-perdorimshe me një design interesant dhe me kujton gjithmone të pi ujë!

2. Përdor një lares trupi hidratues
Sado kontradiktore që mund të duket, të besh dush dhe qendrimi në ujë për nje kohe te gjate, mund te thajë lëkurën tuaj më shumë se zakonisht! Është super e rëndësishme të përdorni një lares trupi hidratues i cili nuk është I fortë.

3. Përdor “lagështues”
Kalimi nga I ftohti në të ngrohtë mund të ashpërsojë seriozisht lekuren tuaj! Përdorimi i ngrohëseve ose kondicionereve është esencial ,por perdorimi i lagështueseve ( humidifier ) mund të përmiresojë efektin tharës të ngrohësve.

4. Përdor hidratant!
Pasi të keni larë trupin me larësin hidratues, është shumë e rëndësishme të mbyllni çdo gjë me një krem hidratant! Unë e aplikoj kremin hidratant të trupit pasi dal nga dushi, ndërsa kremin hidratant te fytyres, në mëngjes dhe ne darke. Kremi i duarve nuk mungon asnjëherë në çantën time !

5. Konsumo fruta të pasura me ujë!
E di që po e përsëris disa herë, por nëse pirja e ujit e lëmon lëkuren tonë dhe bën të shkëlqejë, ngrënia e frutave të pasura me ujë, hidraton lëkurën në thellësi ! Ushqime si kastraveci , sallata jeshile dhe frutat jane opsione fantastike !

Mos e neglizhoni trupin tuaj . Kujdesi i fytyres nuk eshte kujdesi i te gjithe lekures tuaj.