Një fanse e flaktë e Angelina Jolie, ka shokuar ndjekësit e saj të rrjeteve sociale, me disa fotografi të cilat tregojnë se ajo përpiqet të imitojë yllin e Hollywood-it.

Është 22 vjeçarja, Sahar Tabar nga Irani, e cila gjithë llogarinë e saj në Instagram, e ka vërshuar me fotografi ku figurojnë pamjet e saj duke tentuar të ngjasojë me Angelina Jolie, por që në disa versione shumë më ekstreme.

Mediat belge kanë raportuar se Sahari ka pësuar 50 ndërhyrje që të duket si idhulli i saj – por fansat e saj  pretendojnë se ajo krijon pamjen e pabesueshme vetëm duke përdorur kozmetikë dhe prosthetikë të zgjuar.

Megjithatë me tu ndarë fotografitë e saj, jo të gjitha reagimet e 318.000 ndjekësve të saj në Instagram janë pozitive, ka disa që e krahasojnë atë me një ‘zombie’ ose një ‘kufomë’.