500 studentë nga Maqedonia janë regjistruar në Universitetin e Lubjanës për vitin akademik 2016/17. Interes më të madh për studim kanë pasur në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Shkencave Shoqërore dhe Shkencave Kompjuterike dhe Informatikës. Regjistrimi për vitin akademik 2017/18 fillon prej nesër deri më 20 prill.

 

Sllovenia dhe Maqedonia kanë nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare dhe studimet për studentët nga Maqedonia janë pa pagesë, përveç në rastet kur studimi është i obliguar për gjithë studentët nga shkalla e parë e studimeve.

Në shkëmbimet studentore në Universitetin e Lubjanës në nivel vjetor, ka rreth 40 studentë nga Maqedonia, ndrësa studimet në këtë universitet zhvillohen në gjuhën sllovene, kurse në disa programe studimore edhe në gjuhën angleze./Telegrafi/