Në emisionin e radhës “InBox debativ” në LajmTv me Isen Saliun panelist të rradhës ishin kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH dhe njëherit përfaqësues i “Aleancës për Shqiptarët” Zijadin Sela, gazetari politik Benjamin Arifi si dhe politologu dhe gazetari Xhenis Sulimani.

Në këtë emision u debatua rreth ngjarjeve aktuale politike në vend, përfundimi i mandatit të VMRO-së dhe shumë tema tjera.

Kryetari i LR-PDSH pranon se është në kontakte me gjithë liderët e partive shqiptare dhe se ai dhe partia që udhëheq, janë shumë të kujdesshëm dhe i qëndrojnë fortë deklaratës së nënshkruar nga liderët politik shqiptar, Sela apelon deri tek të gjithë partitë politike shqiptare që të kenë kujdes, dhe të respektojnë sepse siç thotë ai është shumë me rëndësi  funksionimi i kësaj deklarate dhe tryezës së përbashkët të partive shqiptare. Sepse sipas Selës ka ardhur koha për një fillim të ri, hapja e një faqeje të re politike për politik bërjen shqiptare në Maqedoni si dhe më gjerë.

“Jam në kontakte me të gjithë subjektet politike shqiptare si dhe me kryetarët e tyre. Unë i qëndroj fort deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga ana e liderëve të partive politike. Në këtë deklaratë kam shumë kujdes dhe apeloj deri tek subjektet tjera nënshkruese. Nuk po apostrofoj me emra, por ju them që mos të kapen me cikërrima, sepse është shumë i rëndësishëm funksionimi jo i deklaratës por i tryezës së përbashkët sepse mendoj dhe vlerësoj se duhet të hapim një faqe të re të politik bërjes shqiptare këtu në Maqedoni, dhe pse jo kjo të jetë një nismë e mirë për politik bërjen shqiptare në përgjithësi në Ballkan” tha Zijadin Sela në emisionin “InBox-debativ”.

Sipas tij shqiptarët duhet të kenë konsensus dhe duhet ta përkrahin njëri tjetrin kur bëhet fjalë për interesa kombëtare. Sela mes tjerash thotë se të drejtat dhe liria e njerëzve janë në interes të të dyja palëve politike si atyre djathtiste njejtë edhe atyre majtiste.
Për kryetarin e LR-PDSH-së parimi fitues me fitues nuk vlen për kampusin politik maqedonas por vetëm për atë shqiptar sepse siç thotë ai duke i konkurruar njëri tjetrit për hyrje në qeveri e pamundësojmë realizmin e të drejtave tona

“Për tema që janë me interes të përgjithshëm dhe kombëtar do duhet të kemi konsensus dhe ti japim krah njëri tjetrit  që këto tema të funksionojnë. Ashtu siç nuk mund të bëhet një ndarje e mirëfilltë për problemet që I shohim në platformat politike të subjekteve politike këtu në Maqedoni dhe themi shembull që jemi parti e qendrës djathtë ,por konkluzioni krijohet që të drejtat e njeriut dhe liria është, objekt edhe I të djathë edhe I të majtës, nuk mund të ndahet. Ashtu siç fituesi me fituesin që u përdor si koncept, nuk vlen për kampusin maqedon , por vlen për kampusin politik shqiptar sepse ne jemi ata që duke I konkurruar njëri tjetrit I pamundësojmë realizimin e të drejtave tona”, deklaroi Sela në “InBox-debativ”, në LajmTV. (m.i)