Dyshime dhe ankesa e qytetarëve për dëmin e 5G për shëndetin bëri që AKE së bashku me profesorët e Fakultetit elektor-teknologji pranë USHKM, shkencëtarët dhe profesorët e të njëjtit fakultet në Lubjanë, Slloveni, si dhe Instituti për rrezatim jo-jonizues nga Lubjana, të hulumtojnë për ndikimin e rrezatimit nga pajisjet telekomunikuese. Hulumtimi është bërë në vendet evropiane që përdorin 5G dhe në Slloveni dhe ka dëshmuar se nuk ka pasoja të dëmshme për shëndetin e njeriut.

“Matjet që i kemi bërë me disa antena të llojit të tjerët që nuk ka rrethojnë, për shkak se edhe ata japin dyshime të caktuara se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve, rezultatet treguan se të gjithë ato pajisje telekomunikative që janë në Maqedoni janë 10-100 herë me më pak rrezatim, njerëzit mendojnë se nëse është diçka e madhe rrezaton më shumë dhe është i dëmshëm për shëndetin”, tha Boris Arsov – udhëheqës i Sektorit për Telekomunikime në AKE.

Çdo pajisje që është më e avancuar rrezaton më pak, tha Arsov, që do të thotë se 4G rrezaton më shumë se 5G, ja pse është ashtu:

“Për shkak se distanca kur e vendosni celularin është menjëherë afër kokës. Telefoni gjithashtu pranon dhe dërgon sinjale që të mund të vendos lidhje adekuate, që të bisedoni e vendosni afër veshit. Andaj rekomandohet që personat të përdorin dëgjuese pa dallim a janë ato me apo pa kabllo, më mirë është që pajisja të jetë më larg kokës së njeriut”, shtoi Boris Arsov – udhëheqës i Sektorit për Telekomunikime në AKE.

Trendi i zhvillimit teknologjik patjetër të ndiqet edhe nga vendi jonë, thotë Arsov. Operatorët telefonik punojnë në vendosjen e pajisjeve, ndërsa leje për lokacionin e marrin nga komunat. Deri në fund të vitit 2023 më së paku një qytet më i madh duhet të jetë i mbuluar me 5G, deri në fund të vitit 2025 autostradat dhe rrugët magjistrale ndërsa deri në fund të vitit 2027 do të mbulohen të gjithë qytetet e vendit. Çdokush do të ketë mundësi për qasje në internet përmes 5G deri në fund të vitit 2029.