Kur të thanë “tridhjetë vjeç mund të bësh ç’të duash”, “dita e dasmës do jetë më e bukura e jetës”, “shtatzënia është thjesht një shëtitje” dhe sidomos “fëmijët bëhen ashtu siç i rrit”, ti u besove? Nëse po, atëherë po të lëmë të jetosh edhe ca në botën e përrallave dhe madje mund të të themi se të 40-at e sotshme janë të 30-at e djeshme e kështu do jesh e lumtur të veshësh xhinset e grisura që vesh jot bijë dhe shoqet e saj. Bëj dhe një selfie dhe je në rregull.

Por nëse je realiste dhe më këmbë në tokë, dëgjo se çfarë kemi për të të thënë tani që mbushe 40 vjeç.

Trupi yt ndryshon dhe mbi të gjitha ndryshon gjendja hormonale. Nuk po të themi se po hyn në menopauzë nesër, por dije që paramenopauza zgjat për vite të tërë dhe pas të 40-ave do të kesh supriza: ulje-ngritje humori, rritje peshe, qime që rriten ku të duan dhe ato rrudhat e shkreta që fillojnë sikur të shfaqen tek qafa. Nuk ke probleme me qafën? Falë Zotit! Por që pas pesë vitesh të mos vraposh në kërkim të një kremi mrekullibërës për lëkurën e qafës dhe mjekrën, fillo që tani me ca vitamina, ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime.

Miqtë, që më parë popullonin jetën tënde, bëhen më të çmuar dhe prandaj do pak e saktë. Nëse më parë i përgjigjeshe gjithë entuziazëm çdo ftese, pas mbrëmjeve të mërzitshme me tipa që nuk i përshtaten dhe aq natyrës tënde, pas të 40-ave preferon të takosh pak miq dhe shumë të seleksionuar. Në mos i kalon gjithë mbrëmjet në shtëpi duke parë televizor një serial që të kënaq më shumë se çdo e dalë.

Çdo vizitë e jotja tej doktori, avokati apo specialist i çdo fushe, të fut në krizë. Përse? Sepse do fillosh të kesh të bësh me persona më të rinj se ty, që do të bëjnë të dyshosh: kur ky/kjo ishte në kopsht, unë isha në universitet. Kur i paska mësuar gjithë këto gjëra që thotë se i di?

Do fillojë të të mbizotërojë urtësia: të gjitha siguritë që ke treguar për politikën, modën edukimin… papritur do fillojnë të lëkunden. Sepse sa më shumë eksperiencë fiton në jetë, aq më shumë kupton sesa pak di dhe se nuk ia vlen fare të harxhosh kohën me diskutime që nuk të çojnë askund.

Nuk ke më durim dhe ky fakt nuk është aspak një limit por një luks i pamatë: radhët nëpër dyqane nuk bëjnë më për ty. Ke mbajtur ca si shumë radha. Nëse një dyqan është plot, kthehesh në shtëpi dhe porosit online. Nëse del në darkë, sigurohesh që të prenotosh një tavolinë dhe nëse nuk ka të lirë, ndërron restorant. Të presësh sa të lirohet një vend vetëm për të provuar se si hahet te ai restoranti në modë nuk të duket aspak mendim i mire për të kaluar mbrëmjen. Siç e thamë më lart, më mirë rri në shtëpi e sheh tv.

Do bëhesh e pamëshirshme me ata që duan të të rrëmbejnë kohën: do mësosh t’i thuash “jo” çdo lloj aktiviteti që ha kohë. Do shmangësh çdo ftesë që parashikon pasdite të tëra jashtë nëpër festa miqsh e fëmijë miqsh dhe çdo fundjavë me këdo që nuk të bën të ndihesh rehat rehat.