Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi në Manhattan në Nju Jork.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk dihet nëse ka qenë një sulmues apo ka edhe të tjerë.

Incidenti raportohet se ka ndodhur afër rrugëve Chambers dhe Houston.
Policia e Nju Jorkut ka konfirmuar se një person është arrestuar në lidhje me incidentin, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Manhattan-i është i populluar nga një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.